Trump nuk mundet të krijojë përçarje mes Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44575-trump_nuk_mundet_të_krijojë_përçarje_mes_iranit_sirisë_dhe_hezbollahut
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit i quajti “të çmendura” vendimet e fundit të presidentit amerikan dhe deklaroi se Donald Trump nuk mundet të krijojë përçarje mes Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2017 17:07 Europe/Tirane
  • Trump nuk mundet të krijojë përçarje mes Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit i quajti “të çmendura” vendimet e fundit të presidentit amerikan dhe deklaroi se Donald Trump nuk mundet të krijojë përçarje mes Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut.

Sheikh Naim Kasem, zv/sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, deklaroi se Hezbollah nuk është pjesë e zgjidhjes politike të krizës në Siri dhe shtoi se sapo populli sirian të arrijë marrëveshjen për zgjidhjen politike të krizës, Hezbollahu do të largojë forcat nga Siria, sepse nuk ka asnjë objektiv politik dhe ushtarak në këtë vend. Naim Kasem shtoi: ”Misioni i terroristëve takfiristë ishte shkatërrimi i Sirisë dhe i gjithë rajonit për të krijuar kushtet për ndërhyrjen e Amerikës dhe të Perëndimit në rajon me qëllim që ekuilibri i forcave në rajon të ndryshojë në favor të regjimit të Izraelit.” Ky funksionar i lartë i Hezbollahut tha se lëvizja islamike libaneze Hezbollah ka fituar eksperienca të reja e shumë të rëndësishme gjatë konfliktit në Siri dhe ky fakt ka shqetësuar dhe zemëruar regjimin okupator izraelit.