Protesta në Bahrejn kundër regjimit Al Khalifa
Me mijëra bahrejnas janë ngritur përsëri në protesta kundër regjimit Al Khalifa. Protesta u organizua në kohën e ceremonisë mortore të tre të rinjve bahrejnas të cilët janë vrarë nga forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa.
Pas ekzekutimit të tre të rinjve revolucionarë bahrejnas, aleanca “14 shkurti” me anë të një komunikate kërkoi rebelim popullor kundër regjimit Al Khalifa. Aleanca e të rinjve revolucionarë “14 shkurti” ka kërkuar nga populli bahrejnas të dalë nëpër rrugë për të shprehur zemërimin dhe irritimin për gjakun e të rinjve të derdhur padrejtësisht nga regjimi diktatorial i dinastisë Al Khalifa dhe për të kërkuar të drejtat legjitime dhe themelore të popullit bahrejnas. Kjo lëvizje kërkoi që me thirrjet Allahu-Ekber nëpër rrugë dhe altoparlantet e xhamive, populli të fillojë revoltën përfundimtare dhe dërrmuese ndaj regjimit Al Khalifa. Nga ana tjetër, dijetarët fetarë të Bahrejnit publikuan një komunikatë duke reaguar ndaj ekzekutimit të tre të rinjve bahrejnas nga kriminelët e regjimit Al Khalifa dhe shpallen tre ditë zi publike. Në këtë komunikatë dijetarët fetarë të Bahrejnit deklaruan se regjimi diktatorial i Bahrejnit me krimet e tij të shëmtuara ka arritur në fundin e rrugës.