Hezbullah: Rrëzimi i qeverisë së regjimit Al Khalifa është i afërt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44953-hezbullah_rrëzimi_i_qeverisë_së_regjimit_al_khalifa_është_i_afërt
Përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom, në jug të Teheranit, deklaroi se rrëzimi i pushtetit të regjimit Al Khalifa në Bahrejn, është i sigurt dhe i afërt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 13, 2017 16:08 Europe/Tirane
  • Hezbullah: Rrëzimi i qeverisë së regjimit Al Khalifa është i afërt

Përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom, në jug të Teheranit, deklaroi se rrëzimi i pushtetit të regjimit Al Khalifa në Bahrejn, është i sigurt dhe i afërt.

Moin Dakik Al Ameli, përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom, në një seminar të zhvilluar me rastin e 6 vjetorit të revolucionit të popullit bahrejnas, deklaroi: Besimi tek armiqtë, vrasja e fëmijëve dhe grave, tjetërsimi i realiteteve dhe dhuna represive, janë shenja të rënies së regjimit Al Khalifa. Historia e Bahrejnit do të shkruhet me gjakun e dëshmorëve dhe me rënkimet e të burgosurve në burgjet e regjimit Al Khalifa, deklaroi Përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom.