Hezbullah: Rrëzimi i qeverisë së regjimit Al Khalifa është i afërt
Shkurt 13, 2017 16:08 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom, në jug të Teheranit, deklaroi se rrëzimi i pushtetit të regjimit Al Khalifa në Bahrejn, është i sigurt dhe i afërt.
Moin Dakik Al Ameli, përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom, në një seminar të zhvilluar me rastin e 6 vjetorit të revolucionit të popullit bahrejnas, deklaroi: Besimi tek armiqtë, vrasja e fëmijëve dhe grave, tjetërsimi i realiteteve dhe dhuna represive, janë shenja të rënies së regjimit Al Khalifa. Historia e Bahrejnit do të shkruhet me gjakun e dëshmorëve dhe me rënkimet e të burgosurve në burgjet e regjimit Al Khalifa, deklaroi Përfaqësuesi i Hezbullahut të Libanit në qytetin Kom.
Tags