Hejdar Ebadi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e Hashd Sha'bi
(last modified Thu, 16 Feb 2017 06:50:55 GMT )
Shkurt 16, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Nuk do të lejojmë shkatërrimin e Hashd Sha'bi

Kryeministri i Irakut të mërkurën në një takim me komandantët e forcave vullnetare popullore të këtij vendi, deklaroi se nuk do të lejojë shkatërrimin e forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hejdar Ebadi në këtë takim të zhvilluar me qëllim organizimin e aktiviteteve të këtyre forcave popullore në kuadër të ligjit Hashd Sha'bi, deklaroi: "Sakrificat e mëdha që kanë bërë dhe po bëjnë forcat irakiane duke përfshirë edhe forcat e Hashd Sha'bi, luajnë rol të madh në çlirimin e terrorit të Irakut, prandaj duhet të garantohen të drejtat e tyre". Hjedar Ebadi edhe më parë ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj forcave popullore Hashd Sha'bi dhe ka thënë se këto forca kanë luajtur rol të rëndësishëm në çlirimin e rajoneve të ndryshme të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Vlen të theksohet se operacionet për lirimin e Mosulit kanë filluar më 17 tetor 2016, me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura irakiane. Parlamenti i Irakut më 27 nëntor 2016, me shumicë votash ka miratuar një ligj në bazë të të cilit forcat popullore Hashd Sha'bi konsiderohen pjesë e forcave të armatosura të këtij vendi. Ky ligj ka shkaktuar shqetësime tek disa vende mbështetëse të grupeve terroriste në Irak.

Tags