Forcat e regjimit Al Khalifa sulmojnë protestuesit në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45760-forcat_e_regjimit_al_khalifa_sulmojnë_protestuesit_në_bahrejn
Forcat anti-revoltë të regjimit Al Khalifa ndaj protestuesve në zona të ndryshme të vendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba reja.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 25, 2017 11:19 Europe/Tirane
  • Forcat e regjimit Al Khalifa sulmojnë protestuesit në Bahrejn

Forcat anti-revoltë të regjimit Al Khalifa ndaj protestuesve në zona të ndryshme të vendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba reja.

Përleshjet mes protestuesve dhe forcave të regjimit Al Khalifa kanë nisur pas ceremonisë së varrimit të Abdullah Axhuz i riu bahrejnas i vrarë nga forcat bahrejnase të sigurimit. Banorët e rajonit Naviderat në juglindje të Manamasë kryeqytet i Bahrejnit, gjatë protestave të tyre janë konfrontuar me forcat e policisë. Sipas dëshmitarëve okularë dhe burimeve lokale, kjo zonë është e mbuluar nga tymi i gazit lotsjellës të përdorur nga policia ndaj protestuesve. Dje gjithashtu në 7 zona të Bahrejnit janë organizuar protesta kundër regjimit Al Khalifa. Populli i Bahrejnit ka nisur protestat që prej vitit 2011 të cilat janë shtypur me dhunë dhe forcë nga forcat e regjimit Al Khalifa.