Vazhdojnë arrestimet politike në Bahrejn
Shkurt 28, 2017 12:03 Europe/Tirane
Ushtarakët e regjimit Al Khalifa në vazhdim të politikës shtypëse kundër protestave qytetare, kanë bastisur shtëpitë e disa qytetarëve bahrejnas dhe kanë arrestuar disa të rinj.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se këto arrestime janë kryer në kohën kur banorët e qytezës Al-Meamir dhe të disa rajoneve të tjera natën e kaluar kanë protestuar në mbështetje Shejkh Isa Kasem. Gjykata e regjimit Al Khalifa ka shtyrë seancën gjyqësore për gjykimin në mungesë të Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiitë të Bahrejnit.
Tags