Dështojnë planet e takfiristëve në Siri dhe Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46300
Anëtari i Këshillit qendror të Hezbullahut të Libanit, deklaroi se planet e takfiristëve në Siri dhe Irak kanë dështuar dhe fitoret në Alepo, Palmira dhe Mosul e kanë shtuar forcën e boshtit të rezistencës në rajon.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Mars 04, 2017 20:30 Europe/Tirane
  • Dështojnë planet e takfiristëve në Siri dhe Irak

Anëtari i Këshillit qendror të Hezbullahut të Libanit, deklaroi se planet e takfiristëve në Siri dhe Irak kanë dështuar dhe fitoret në Alepo, Palmira dhe Mosul e kanë shtuar forcën e boshtit të rezistencës në rajon.

Siç njofton agjencia shtetërore libaneze e lajmeve, Shejh Nabil Kavuk, anëtar i Këshillit qendror të Hezbullahut të Libanit, deklaroi se forcat e rezistencës në bashkëpunim me ushtrinë libaneze kanë arritur të ndalin futjen e terroristëve të ISIS në Liban dhe të parandalojnë shfrytëzimin e krizës siriane nga Izraeli për të dëmtuar Libanin. Ai tha se kërcënimet e funksionarëve izraelitë nuk e frikësojnë popullin libanez dhe shtoi se edhe vetë izraelitët nuk u besojnë deklaratave të funksionarëve të Tel Avivit, ndërsa deklaratat e kreut të rezistencës libaneze Sejed Hasan Nasrullah kanë më shumë ndikim.