Kryeparlamentari irakian reagon ndaj sulmeve kimike të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46376-kryeparlamentari_irakian_reagon_ndaj_sulmeve_kimike_të_isis
Kryetari i parlamentit të Irakut deklaroi se sulmi kimik i kryer nga grupi terrorist ISIS në Mosul duhet të diskutohet në OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2017 15:56 Europe/Tirane
  • Kryeparlamentari irakian reagon ndaj sulmeve kimike të ISIS

Kryetari i parlamentit të Irakut deklaroi se sulmi kimik i kryer nga grupi terrorist ISIS në Mosul duhet të diskutohet në OKB.

Selim Al Xhaburi, kryetari i parlamentit të Irakut, në një konferencë shtypi në Bagdad, dënoi ashpër sulmin kimik të terroristëve të ISIS kundër civilëve irakianë në Mosul dhe kërkoi kryerjen e hetimeve të plota dhe shqyrtimin e këtij sulmi në selinë e OKB. Ai shtoi se terroristët e ISIS po kryejnë krime të tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm irakianë në Mosul dhe shpeshherë po i përdorin civilët si mburoja humane për të ndalur ofensivën e ushtrisë irakiane. Gjatë një viti e gjysmë terroristët e ISIS disa herë kanë kryer sulme kimike në rajone të ndryshme të Irakut, por BN dhe organizmat përkatëse të OKB kanë heshtur përball këtyre sulmeve.