Vriten 150 pjesëtarë të ISIS në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46404-vriten_150_pjesëtarë_të_isis_në_perëndim_të_mosulit
Në sulmet ajrore të ushtrisë irakiane kundër bastioneve të ISIS në perëndim të Mosulit, janë vrarë 150 pjesëtarë të këtij grupi terrorist takfirist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 06, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • Vriten 150 pjesëtarë të ISIS në perëndim të Mosulit

Në sulmet ajrore të ushtrisë irakiane kundër bastioneve të ISIS në perëndim të Mosulit, janë vrarë 150 pjesëtarë të këtij grupi terrorist takfirist.

Agjencia Sharkul Vasat citon komandantin Abul’amir Rashid Jarallah të operacionit për çlirimin e provincës Ninva në veri të Irakut të ketë thënë se avionët luftarakë të Irakut kanë bombarduar 63 herë bastionet e ISIS në pjesën perëndimore të qytetit Mosul duke lënë të vrarë 150 persona dhe plagosur me dhjetëra të tjerë. Forcat irakiane thanë se kanë rimarrë 15 fshatra në perëndim të Mosulit, të cilat kanë qenë nën kontrollin e grupit terrorist ISIS. Ofensiva për të çliruar qytetin me rëndësi strategjike, mbështetet me sulme ajrore nga forcat ajrore irakiane. Faza e re e operacionit u shpall nga kryeministri i Irakut, Hejdar Ebadi. Forcat tona kanë nisur çlirimin e qytetarëve nga terrori i ISIS-it”, tha Ebadi. Ai u bëri thirrje forcave ushtarake që të respektojnë të drejtat e njeriut. Pjesa lindore e qytetit është çliruar muajin e kaluar, pas luftimeve të rënda. Ushtarët irakianë avancuan sot drejt aeroportit të Mosulit, porse u përballen me rezistencë të terroristëve. Korrespondentët thonë se terroristët po përdorin pajisje të mëdha shpërthyese për të ngadalësuar hovin e ushtrisë. Forcat qeveritare, megjithatë, kanë rimarrë një stacion të energjisë elektrike dhe kanë vrarë disa terroristë, përfshirë snapjerist.