Vriten 5 ushtarë pakistanezë dhe 10 militantë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46426-vriten_5_ushtarë_pakistanezë_dhe_10_militantë
Ushtria e Pakistanit thotë se militantët i kanë sulmuar disa baza ushtarake në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin gjatë natës, me ç’rast i kanë vrarë pesë ushtarë pakistanezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2017 09:57 Europe/Tirane
  • Vriten 5 ushtarë pakistanezë dhe 10 militantë

Ushtria e Pakistanit thotë se militantët i kanë sulmuar disa baza ushtarake në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin gjatë natës, me ç’rast i kanë vrarë pesë ushtarë pakistanezë.

Në deklaratën e sotme të ushtrisë theksohet se militantët e kanë kaluar kufirin nga Afganistani dhe kanë arritur në rajonin fisnor, Mohmand, ku i kanë sulmuar tri pozicione ushtarake. Gjatë përleshjeve që pasuan janë vrarë 10 militantë, tha ushtria e Pakistanit. Në shënjestër të disa ofensivave të ushtrisë pakistaneze ishin bazat dhe infrastruktura e përdorur nga grupe të ndryshme militante, që kanë prani të fuqishme në rajonet fisnore të këtij vendi.