Regjimi Al Khalifa ka hequr nënshtetësinë 133 bahrejnasve gjatë një viti
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i46826-regjimi_al_khalifa_ka_hequr_nënshtetësinë_133_bahrejnasve_gjatë_një_viti
Organizata e Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut HRW ka shprehur shqetësime serioze për shtimin e dënimeve me heqjen e nënshtetësisë së qytetarëve bahrejnas nga ana e regjimit Al khalifa.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 12, 2017 07:30 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Khalifa ka hequr nënshtetësinë 133 bahrejnasve gjatë një viti

Organizata e Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut HRW ka shprehur shqetësime serioze për shtimin e dënimeve me heqjen e nënshtetësisë së qytetarëve bahrejnas nga ana e regjimit Al khalifa.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Lejla Matar, përfaqësuese e Organizatës së Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, të shtunën ka kritikuar ashpër politikat shtypëse të sunduesve të Bahrejnit ndaj qytetarëve të këtij vendi dhe deklaroi gjatë një viti të fundit regjimi Al Khalifa u ka hequr shtetësinë 133 qytetarëve bahrejnas për shkak se kanë kritikuar regjimin e Bahrejnit. Përfaqësuesja e Organizatës së Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e OKB për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë në vazhdim ka thënë se ndryshimi i Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Bahrejnit për gjykimin e civilëve në gjykata ushtarake është tepër shqetësuese për arsye se qytetarët bahrejnas nuk duhet të gjykohen as në gjykata ushtarake dhe as në gjykata civile, sepse në asnjë prej këtyre gjykatave nuk ekziston gjykim i drejtë. Para kësaj gjithashtu, Qendra e të Drejtave të Njeriut e Bahrejnit me anë të një deklarate, ka theksuar se autoritetet bahrejnase heqjen e nënshtetësisë po e shfrytëzojnë si armë për ndëshkimin e aktivistëve dhe opozitarëve politikë, por edhe të fëmijëve.