Forcat irakiane avancojnë në perëndim të Mosulit
Forcat irakiane kanë çliruar rajonin Babul Tub në qendër të pjesës perëndimore të Mosulit, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në radhët e terroristëve të ISIS.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Raed Shaker Xhoudet, komandant i policisë federale të Irakut, deklaroi se rajoni Babul Tub është çliruar sot nga forcat irakiane të cilat po vazhdojnë spastrimit e rajoneve të tjera të çliruara në pjesën perëndimore të Mosulit. Ndërkohë qeveria e Irakut njoftoi se gjatë operacionit për çlirimin e pjesës perëndimore të Mouslit, rreth 100 mijë civilë irakianë janë detyruar të shpërngulen nga banesat e tyre. Ndërkohë, forcat vullnetare Hashd Al Shabi kanë arrestuar sot dy kriminelë përgjegjës për masakrën në burgun Badush, ku në qershor 2014 terroristët e ISIS ekzekutuan qindra të burgosur.