Qëllimi i shtyrjes së takimit Astana-3
Delegacioni ushtarak i kundërshtarëve të qeverisë siriane ka kërkuar shtyrjen e takimit Astana-3.
Sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme të Kazakistanit, takimi i ardhshëm mes përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe opozitarëve do të organizohet në datat 14 dhe 15 mars. Përgjatë vitit 2017, rreth çështjes së Sirisë janë organizuar 2 takime në Astana të Kazakistanit dhe Gjenevë të Zvicrës. Mirëpo, që ty takimet kushtuar krizës në Siri, janë organizuar me vonesë dhe jo në afatin e caktuar. Mesa duket edhe takimi Astana-3 do të mbahet me disa ditë vonesë. Kundërshtarët e qeverisë siriane, për të justifikuar kërkesën e tyre për shtyrjen e afatit të organizimit të takimit Astana-3, kanë pretenduar se qeveria siriane nuk ka zbatuar armëpushimin ndërkohë që në zonat e kontrolluara prej saj janë bërë ndryshime demografike. Armëpushimi në Siri u shpall më 29 dhjetor të vitit të kaluar menjëherë pas çlirimit të qytetit Alepo. Kundërshtarët e qeverisë siriane pretendojnë se rrethimi i tyre në disa zona të Sirisë dhe detyrimi i tyre për tu larguar nga këto zona është shkelje e armëpushimit nga ana e qeverisë siriane. Për këtë arsye ata kërkojnë të kryhen bisedime mbi efikasitetin e armëpushimit përpara se sa të mbahet takimi Astana-3 kushtuar zgjidhjes së krizës siriane. Në kushtet aktuale, kundërshtarët ndodhen në një pozitë të dobësuar në Siri dhe përpiqen të caktojnë kushte të cilat nuk përputhen me zhvillimet aktuale në këtë vend. Me të tilla kushte ata mundohen të ulin sadopak superioritetin e qeverisë siriane në zhvillimet e vendit. Mirëpo një tjetër arsye e kërkesës për shtyrjen e datës së organizimit të takimit Astana-3, janë kërkesat e faktorit të huaj që ndikon në krizën siriane. Qëndrimet e qeverisë Trump lidhur me Sirinë për momentin nuk janë të qarta, ndërsa vendet evropiane sa i përket krizës së Sirisë nuk ndodhen në një pozitë akoma më të mirë. Arabia Saudite e cila ka shpenzuar shumë për të rrëzuar qeverinë e Bashar Asad, në takimin e Astanasë dhe të Gjenevës nuk ka pasur pozitën e saj të mëparshme. Turqia e cila duke shfrytëzuar kanalet e saj me Rusinë është munduar të përmirësojë pozitën e saj të dobësuar në krizën siriane, duke shfrytëzuar elementët e saj infiltrues gjatë takimeve Astana-2 dhe Gjeneva-4 është munduar të sabotojë zgjidhjet politike të krizës së Sirisë. Përkundër faktorëve të huaj kundërshtarë të qeverisë siriane, faktorë të tjerë si Republika Islamike e Iranit dhe Rusia, kërkojnë që fati i Sirisë të përcaktohet nga vetë populli sirian. Duke pasur parasysh fitoret në Siri, ata kanë pozitë më superiore gjatë bisedimeve të Astanasë dhe të Gjenevës.