Libani falënderon Iranin në përballjen me armikun sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47010-libani_falënderon_iranin_në_përballjen_me_armikun_sionist
Ministri i mbrojtjes i Libanit ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për rolin dhe mbështetjen e saj ndaj Libanit në përballje me armiqtë sionistë dhe takfiristë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2017 15:57 Europe/Tirane
  • Libani falënderon Iranin në përballjen me armikun sionist

Ministri i mbrojtjes i Libanit ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për rolin dhe mbështetjen e saj ndaj Libanit në përballje me armiqtë sionistë dhe takfiristë.

Muhamed Fat’hali ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Bejrut në takim me Jakub Seraf ministër i mbrojtjes i Libanit shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të mbështetur popullin, ushtrinë dhe rezistencën e Libanit dhe uroi ministrin Seraf për zgjedhjen e tij në këtë post. Palët në këtë takim diskutuan rrugët e zgjerimit të bashkëpunimeve dypalëshe në fusha të ndryshme. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Liban gjithashtu u takua edhe me Xhozef Aun komandant i ushtrisë së Libanit, të cilin e uroi për ngritjen e tij në këtë detyrë.