Vazhdojnë politikat shtypëse të regjimit Al Khalifa në Bahrejn
Forcat e regjimit Al Khalifa në kuadër të politikave shtypëse të këtij regjimi ndaj popullit bahrejnas, kanë sulmuar pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të martir Muhamed Sehvan.
Ndaj të pranishmëve, forcat e regjimit Al Khalifa kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë shtënë me armë zjarri. Deri tani nuk ka informacione mbi numrin e viktimave nga ky sulm. Në ceremoninë mortore të pranishmit kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa dhe kanë kërkuar përfundimin e krimeve të këtij regjimi. Mirëpo si zakonisht protestave të bahrejnasve, forcat e regjimit Al Khalifa u përgjigjen me forcë dhe dhunë. Muhamed Sehvan ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie nga regjimi Al Khalifa, por ai u martirizua ditën e enjte në një prej burgjeve të këtij regjimi.