Nasrullah: OKB, e pafuqishme dhe e përulur përballë SHBA-ve
Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit deklaroi se OKB është dorëzuar dhe përulur para kërcënimit të SHBA-ve se do të ndalin ndihmat financiare për këtë organizatë.
Siç njofton rrjeti informativ libanez Al Menar, Sejed Hasan Nasrullah, sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut, deklaroi: “Para disa ditësh, OKB publikoi një raport mbi krimet e kryera nga regjimi i Izraelit kundër popullit palestinez, por Amerika ushtroi presione ndaj kësaj organizate ndërkombëtare duke e detyruar atë ta tërheqë raportin, dhe kjo dëshmoi qartë se OKB është e pafuqishme dhe e përulur përballë SHBA-ve. “Ish sekretari i përgjithshëm i OKB u tërhoq nga dënimi i Arabisë Saudite për masakrimin e fëmijëve në Jemen dhe me këtë veprim u bë e qartë se OKb nuk mund të mbrojë të drejtën e të vërtetën, por është kthyer në vegël të regjimeve kriminale dhe të fuqive të mëdha”-deklaroi Nasrullah. Ai në vazhdim tha se “të gjitha paratë që janë shpenzuar për nxitjen e luftës në Siri kanë qenë para arabe” dhe shtoi se të gjitha fuqitë rajonale e ndërkombëtare që kanë komplotuar kundër Sirisë kanë dështuar në realizimin e qëllimeve të tyre. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi: “Amerika dhe aleatët e saj i sollën terroristët në rajon për të shkatërruar boshtin e rezistencës dhe ISIS, Al Nusra dhe grupet e tjera terroriste janë zbatues të planeve të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, por këto grupe po shkojnë drejt zhdukjes”.