Amar Hakim i shqetësuar nga kërcënimi për vrasjen e Moktada Sadr
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47712-amar_hakim_i_shqetësuar_nga_kërcënimi_për_vrasjen_e_moktada_sadr
Kryetari i Aleancës Kombëtare të Irakut shprehu shqetësimin për kërcënimin ndaj kryetarit të lëvizjes Sadr dhe kërkoi nga organet e sigurisë të marrin masa për mbrojtjen e jetës së Moktada Sadr.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2017 13:55 Europe/Tirane
  • Amar Hakim i shqetësuar nga kërcënimi për vrasjen e Moktada Sadr

Kryetari i Aleancës Kombëtare të Irakut shprehu shqetësimin për kërcënimin ndaj kryetarit të lëvizjes Sadr dhe kërkoi nga organet e sigurisë të marrin masa për mbrojtjen e jetës së Moktada Sadr.

Siç njofton rrjeti informativ Sumarya News, Amar Hakim, kryetar i Aleancës Kombëtare të Irakut, me anë të një mesazhi theksoi: “E kemi ndjekur fjalimin e Moktada Sadr gjatë ditës së premte dhe shprehim përkrahjen tonë të plotë për kryerjen e reformave. Jemi të shqetësuar nga kërcënimet me vdekje kundër liderit të lëvizjes Sadr dhe kërkojmë nga organet e rendit dhe të sigurisë të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së tij dhe të të gjithë krerëve politikë të vendit”. Ditën e premte, mijëra përkrahës të Moktada Sadr zhvilluan një protestë në Bagdad kundër korrupsionit financiar dhe qeveritar.