Amar Hakim i shqetësuar nga kërcënimi për vrasjen e Moktada Sadr
Kryetari i Aleancës Kombëtare të Irakut shprehu shqetësimin për kërcënimin ndaj kryetarit të lëvizjes Sadr dhe kërkoi nga organet e sigurisë të marrin masa për mbrojtjen e jetës së Moktada Sadr.
Siç njofton rrjeti informativ Sumarya News, Amar Hakim, kryetar i Aleancës Kombëtare të Irakut, me anë të një mesazhi theksoi: “E kemi ndjekur fjalimin e Moktada Sadr gjatë ditës së premte dhe shprehim përkrahjen tonë të plotë për kryerjen e reformave. Jemi të shqetësuar nga kërcënimet me vdekje kundër liderit të lëvizjes Sadr dhe kërkojmë nga organet e rendit dhe të sigurisë të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së tij dhe të të gjithë krerëve politikë të vendit”. Ditën e premte, mijëra përkrahës të Moktada Sadr zhvilluan një protestë në Bagdad kundër korrupsionit financiar dhe qeveritar.