Hamas thekson vazhdimin e rezistencës kundër okupatorëve izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47770-hamas_thekson_vazhdimin_e_rezistencës_kundër_okupatorëve_izraelitë
Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze Hamas ka theksuar se deri në kohën kur Palestina ndodhet nën okupim, rezistenca kundër regjimi okupator të Izraelit, do të vazhdojë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 28, 2017 14:00 Europe/Tirane
  • Hamas thekson vazhdimin e rezistencës kundër okupatorëve izraelitë

Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze Hamas ka theksuar se deri në kohën kur Palestina ndodhet nën okupim, rezistenca kundër regjimi okupator të Izraelit, do të vazhdojë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Khalid Mash'al, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze Hamas, në një mesazh dërguar me anë të një videokonference për ceremoninë e përkujtimit të martirit Mazen Fakaha në Gaza, ka deklaruar se përgjigja e rezistencës ndaj krimeve të sionistëve të cilët kanë vrarë në mënyrë terroriste Mazen Fakaha i cili ishte i burgosuri palestinez i liruar në kuadër të shkëmbimit të robërve, do t'i ndryshojë rregullat e lojës. Shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze Hamas në vazhdim tha: "Lufta e popullit të Palestinës kundër armikut sionist është e natyrshme, prandaj duhet vazhduar rezistenca si një amanet nga luftëtarët palestinezë".