Hezbullahu i gatshëm për tu përballur me çdo kërcënim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i47886-hezbullahu_i_gatshëm_për_tu_përballur_me_çdo_kërcënim
Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi s Hezbullah është plotësisht i gatshëm për çdo konfrontim me regjimin sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i gatshëm për tu përballur me çdo kërcënim

Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi s Hezbullah është plotësisht i gatshëm për çdo konfrontim me regjimin sionist.

Shejkh Naim Kasem, Zv/sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në një intervistë me kanalin televizive Al Mejadin, deklaroi se që nga viti 2006 e deri tani Hezbullah ka punuar fuqishëm për forcimin e potencialit të tij luftarak dhe për përpilimin e planeve strategjike, ndërsa forcat e Hezbullahut libanez të cilat kanë arritur fitore të rëndësishme në luftën kundër terroristëve takfiristë në Siri, tashmë janë më të përgatitura se kurrë më parë. Në vazhdim Shejkh Naim Kasem duke theksuar se Liga Arabe është bërë pretekst për rezolutat e ndryshme ndërkombëtare, shtoi se çështja e Palestinës është një çështje politike, morale dhe fetare, prandaj palestinezët dhe libanezët me ndihmën e Republikës Islamike të Iranit janë të gatshëm për çlirimin e territoreve të pushtuara nga sionistët. Ky funksionar i lartë i Hezbullahut tha se Irani gjithmonë ka ecur në rrugën e miqësisë dhe vëllazërisë me popujt myslimanë, por disa palë si Arabia Saudite duan të pengojnë lidhjet e Iranit me myslimanët në rajon.