OKB shpreh brengosje për situatën në Bahrejn
Njëkohësisht me shtimin e politikave shtypëse në Bahrejn, OKB ka shprehur shqetësim për situatën në Bahrejn.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Farhan Hak, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, deklaroi se kjo organizatë kërkon nga qeveria e Bahrejnit që të bëjë hapa serioz në kuadër të krijimit të besimit dhe zhvillimit të dialogut kombëtar për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Bahrejn. Farhan Hak shtoi se OKB kërkon zhvillimin e hetimeve të plota në lidhje me rrethanat e vrasjes së protestuesve në Bahrejn. Vlen të theksohet se pas vrasjes së një të riu bahrejnas gjatë përleshjeve të javës së kaluar me forcat e regjimit mbretëror Al Khalifa, janë shtuar reagimet ndaj këtij regjimi në botë.