Mençuria e qeverisë siriane përballë lojës “Khan Shejhkun”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48474-mençuria_e_qeverisë_siriane_përballë_lojës_khan_shejhkun
Ministri i Jashtëm i Sirisë dy ditë pas sulmit kimik në Siri deklaroi se ushtria siriane nuk ka përdorur dhe nuk do të përdorë kurrë armë kimike dhe se ata që kanë përdorur këto armë  në Khan Shejkhan në Idlib janë terroristët të cilët këto armë i kanë transferuar në Siri nga Iraku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2017 05:30 Europe/Tirane
  • Mençuria e qeverisë siriane përballë lojës “Khan Shejhkun”

Ministri i Jashtëm i Sirisë dy ditë pas sulmit kimik në Siri deklaroi se ushtria siriane nuk ka përdorur dhe nuk do të përdorë kurrë armë kimike dhe se ata që kanë përdorur këto armë  në Khan Shejkhan në Idlib janë terroristët të cilët këto armë i kanë transferuar në Siri nga Iraku.

Valid Al Mualem, ministri i Jashtëm sirian, ka vendosur kushte për çdo hetim të OKB-së në lidhje me vdekjen e dhjetëra njerëzve të martën nga ajo që dyshohet të jetë një sulm kimik. Ai tha se hetimi duhet të jetë jo-politik, të përfshijë “shumë vende” dhe “të fillojë nga Damasku”, në mënyrë që qeveria siriane të lejojë diçka të tillë.  Ai mohoi se Siria kishte hedhur armë kimike nga ajri. Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të mërkurën, argumentoi se helmimi masiv ishte shkaktuar nga armët kimike të terroristëve. Mbledhja e Këshilli të Sigurimit të OKB në lidhje me sulmin kimik të fundit në rajonin Khan Shejkhun në jug të provincës Idlib të Sirisë, ka përfunduar pa votim në lidhje me rezolutën e re që kanë propozuar anëtarët jo të përhershëm të KS. Të enjten më 6 prill dhe pas kundërshtimit të Rusisë ndaj rezolutës së propozuar nga Amerika, Franca dhe Anglia në lidhje me këtë çështje, Moska ka propozuar një rezolutë të re në lidhje me sulmin kimik në Siri. Më pas Suedia, Kazakistani, Etiopia, Bolivia, Italia, Egjipti, Japonia, Senegali, Ukraina dhe Uruguai si dhjetë vendet anëtare jo të përhershme aktuale të KS të OKB kanë propozuar një rezolutë tjetër në KS të OKB. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian me anë të një deklarate, në mënyrë serioze kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB që të dënojë ashpër sulmin kimik të fundit në rajonin Khan Shejkhun në jug të provincës Idlib të Sirisë dhe kanë kërkuar një ndryshim të vërtetë politikë në Siri. Vendet anëtare të BE, të enjten më 6 prill me anë të një deklarate drejtuar KS të OKB, kanë deklaruar: "Bashkimi Evropian me insistim kërkon nga KS i OKB që të mblidhet dhe ta dënojë ashpër sulmin kimik në Khan Shejkhun të Sirisë dhe të urdhërojë fillimin e hetimeve të pavarura dhe të paanshëm dhe të shpejta në lidhje me këtë çështje". Bashkimi Evropian me këtë rast gjithashtu ka kërkuar një ndryshim të vërtetë politik në Siri. Të paktën 100 persona janë vrarë nga një sulm kimik i kryer nga terroristët  në Idlib në veriperëndim të Sirisë. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë siriane hodhi poshtë akuzat se forcat siriane lëndë kimike në rajonin Idlib dhe deklaroi se grupet terroriste janë përgjegjës për këtë sulm kimik. Në këtë deklaratë të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë siriane, theksohet se grupet terroriste janë përgjegjës për sulmet kimike në qytezën Khan Shejkhun në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë të cilat këtë krim për të realizuar programet e tyre çnjerëzore dhe barbare kundër popullatës civile të Sirisë. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Sirisë ka theksuar: "Ushtria e Sirisë nuk ka përdorur lëndë kimike në të kaluarën dhe nuk do të përdorë as në të ardhmen". Burimet e mediave të varura nga terroristët dhe nga kundërshtarët e Sirisë pretenduan se avionë të paidentifikuar kanë kryer sulme me armë kimike në qytezën Khan Shejkhun duke përdorur gaz Sarin kundër civilëve dhe për këtë sulm kanë akuzuar ushtrinë siriane, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Siria dhe Moska.