Jemeni hedh poshtë kontrabandën e armëve të Iranit në këtë vend
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i48830-jemeni_hedh_poshtë_kontrabandën_e_armëve_të_iranit_në_këtë_vend
Ministri i punëve të jashtme të Jemenit me anë të një letre dërguar OKB, ka hedhur poshtë akuzat e Arabisë Saudite për dërgimin e armëve iraniane në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2017 08:22 Europe/Tirane
  • Jemeni hedh poshtë kontrabandën e armëve të Iranit në këtë vend

Ministri i punëve të jashtme të Jemenit me anë të një letre dërguar OKB, ka hedhur poshtë akuzat e Arabisë Saudite për dërgimin e armëve iraniane në Jemen.

Agjencia e lajmeve Seba njoftoi se Husham Sharaf, ministri i punëve të jashtme të Jemenit, të martën është takuar me Xhimi Mc Gold Rik, koordinator i OKB për çështje humanitare në Sana, të cilit i ka dorëzuar një letë ku është janë hedhur poshtë pretendimet e pabaza të Arabisë Saudite dhe të aleateve të saj. Ministri i jashtëm i Jemenit në këtë letër ka deklaruar: "Agresorët provincën Al-Hudejda e kanë shpallur zonë ushtarake në kohën kur porti i Al-Hudejda konsiderohet porti më i rëndësishëm dhe gati 80% e dërgesave ushqimore dhe medikamenteve nëpërmjet këtij porti arrin tek populli jemenas dhe është një korridor për dërgimin e ndihmave të organizatave humanitare për popullin e Jemenit". Sharaf shtoi: "Agresorët me pretekst të kontrabandës së armëve dhe të municionit nëpërmjet këtij porti, synojnë të shkatërrojnë këtë port, ndërkohë që nëse shkatërrohet ky port, atëherë uria në Jemen do të arrijnë nivelin gjithëpërfshirës sepse ky vende ndodhet nën një bllokadë të ashpër. Pretendimet për kontrabandën e armëve të Iranit në Jemen janë vetëm spekulime dhe nëse agresorët posedojnë ndonjë dëshmi në lidhje me këtë çështje, le ta paraqesin. Por të gjithë e dinë se këto pretendime janë vetëm pretekst për ta bombarduar portin Al-Hudejda".