Vazhdon shtypja e aktivistëve politik në Bahrejn
Regjimi i Bahrejnit në vazhdën e shtypjes së opozitarëve, ka marrë në pyetje disa aktivistë të ët drejtave të njeriut dhe politikë.
Prokuroria e përgjithshme e Bahrejnit të premten ka marrë në pyetje mbi 12 aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikë ku në meisn e tyre janë edhe Ahmed Al Safar, anëtar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të Bahrejnit, Zejneb Al Khomein, aktiviste, Inas Aun, zyrtar e Qendrës për mbrojtjes e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe Mohamed Al taxher, avokat dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Ndërkaq, banorët e rajonit Al Nujderat në Bahrejn si dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, organizuan sot protesta masive kundër politikave shtypëse dhe antipopullore të regjimit Al Khalifa.