Forcat irakiane çlirojnë qytetin antik Hatra
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i49742-forcat_irakiane_çlirojnë_qytetin_antik_hatra
Forcat irakiane kanë çliruar qytetin e lashtë Hatra në provincën Ninva nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 26, 2017 18:54 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane çlirojnë qytetin antik Hatra

Forcat irakiane kanë çliruar qytetin e lashtë Hatra në provincën Ninva nga pushtimi i grupit terrorist ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve al-Sumaria, njësitë e forcave popullore të Irakut të njohura si Hashd al-Sha'abi,thanë në një deklaratë të mërkurën se luftëtarët irakianë morën kontrollin e qytetit, i cili shtrihet në jug të Mosulit, pas përleshjeve të ashpra me terroristët e ISIS. Forcat vullnetare irakiane Hash dal-Sha’abi, të martën nisën një operacion për të çliruar qytetin dhe zonat përreth tij. Në qytetin Hatra ndodhet një qendër tepër e rëndësishme antike me të njëjtin emër e regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, por  që u shkatërrua nga terroristët e ISIS. Qyteti shtrihet në krahinën veriore të Ninvas, kryeqyteti i së cilës është Mosul. Forcat e ushtrisë irakiane dhe luftëtarët vullnetarë pro-qeveritarë kanë bërë avancime të mëdha kundër elementë ve të grupit terrorist-takfirist ISIS që nga nisja e një operacioni për rimarrjen e Mosulit. Forcat irakiane morën nën kontroll Mosulin lindor në janar 2017 pas 100 ditësh luftimesh dhe filluan betejën në perëndim të Mosulit më 19 shkurt.