400 bahrejnasve u është hequr nënshtetësia
Që prej fillimit të revolucionit të 14 Shkurtit 2011 e deri tani, regjimi Al Khalifa u ka hequr nënshtetësinë 400 qytetarëve bahrejnas.
Siç njofton sajti Manama Post, bashkësia Vefak e Bahrejnit, me anë të një deklarate bëri të ditur se që prej fillimit të revoltës popullore në Bahrejn mbi 400 shtetasve të Bahrejnit u është hequr nënshtetësia për shkak të pjesëmarrjes në protestat anti-qeveritare dhe heqja e nënshtetësisë është një nga metodat represive të regjimit Al Khalifa kundër popullit që kërkon liri, demokraci dhe reforma. “Qëllimi i këtij veprimi si dhe arrestimi dhe burgosja e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bahrejn është frikësimi i popullit bahrejnas dhe intensifikimi i politikave represive të regjimit të dinastisë Al Khalifa, i cili ka injoruar kërkesat e drejta dhe legjitime të popullit bahrejnas”-thuhet në deklaratën e bashkësisë Vefak të Bahrejnit.