Mahmud Abas niset drejt Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50074-mahmud_abas_niset_drejt_uashingtonit
Mahmud Abas, kryetari Autoritetit Autonom të Palestinës, të hënën për herë të parë pas ardhjes në pushtet të Donald Trump në Amerikë, është nisur drejt Uashingtonit që të takohet me të.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 02, 2017 08:47 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas niset drejt Uashingtonit

Mahmud Abas, kryetari Autoritetit Autonom të Palestinës, të hënën për herë të parë pas ardhjes në pushtet të Donald Trump në Amerikë, është nisur drejt Uashingtonit që të takohet me të.

Burimet informative palestineze kanë njoftuar se Mahmud Abas të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me Donald Trump me të cilin do të bisedojë në lidhje me zhvillimet më të fundit të rajonit, situatën e brendshme në Palestinë dhe planin e qeverisë së Amerikës për rifillimin e procesit të negociatave për kompromis mes AAP dhe regjimit sionist. Shaun Spicere, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se Trump dhe Abas do të bisedojnë në lidhje me rifillimin e përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit. Para kësaj, Mahmud Abas ka zhvilluar takime me presidentin e Egjiptit në Kajro dhe me mbretin Abdullahu i II-t të Jordanisë me të cilët ka biseduar në lidhje me bisedimet që do të zhvillojë me Donald Trump.