Shtohet buxheti i shërbimeve sekrete të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i50340-shtohet_buxheti_i_shërbimeve_sekrete_të_izraelit
Izraeli ka shtuar buxhetin e organizatës inteligjente Moossad për të krijuar më shumë trazira dhe pasiguri në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 06, 2017 08:39 Europe/Tirane
  • Shtohet buxheti i shërbimeve sekrete të Izraelit

Izraeli ka shtuar buxhetin e organizatës inteligjente Moossad për të krijuar më shumë trazira dhe pasiguri në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në botë.

Faqja informative Kods.net të shtunën duke cituar gazetën izraelit "Haaretz", njoftoi se buxheti i shërbimeve për siguri të brendshme të regjimit okupator të Izraelit (SHABAK) dhe i organizatës Moossad është shtuar me 10%. Gazeta izraelite "Haaretz" të premten në një raport të saj ka shkruar: "Shtimi i buxhetit të organizatave të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë së Izraelit, do të zbatohet nga viti i ardhshëm". Sipas kësaj gazete izraelite, buxheti që është ndarë për SHABAK dhe Moossad kap shifrën rreth 2.4 miliardë dollarë. Haaretz ka shkruar se shumica e personave që janë pranuar në punë në organizatat SHABAK dhe Moossad, janë ekspertë të teknologjisë dhe fushës së kibernetikës.