Bahrejnasit vazhdojnë protestën në mbështetje të Shejkh Isa Kasem
Me afrimin e ditës së kumtimit të dënimit të Shejkh Isa Kasem, qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta dhe greva, kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj këtij kleriku të dalluar bahrejnas.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se protestuesit dhe pjesëmarrësit në greva në Bahrejn, të enjten në mbrëmje përsëri janë mbledhur para shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të lartë të Bahrejnit në rajonin e rrethuar Al-Deraza dhe kanë protestuar kundër politikës shtypëse dhe diskriminuese të regjimit Al Khalifa. Qytetarët bahrejnas kanë organizuar protesta edhe në qytezat Al-Meamir, Al-Xhafir dhe Al-Bilad Al-Kadim dhe kanë protestuar në mbështetje ndaj Shejkh Isa Kasem dhe në mbështetje të të burgosurve të tjerë politikë në Bahrejn. Vlen të theksohet se gjykata e Bahrejnit që është marrë me procesin e gjykimit të Shejkh Isa Kasem më shtatë maj të këtij vendi do ta zhvillojë seancën e radhës ku pritet të kumtohet dënimi i Shejkh Isa Kasem.