Jemenasit protestojnë kundër vizitës së Trump në Arabinë Saudite
Komiteti koordinativ i protestave në Jemen, njoftoi se populli jemenas është ngritur në protesta kundër vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një turne në Arabinë Saudite, Izrael, Palestinë, Itali dhe Belgjikë. Populli jemenas për të dënuar vizitën e Donald Trump në Arabinë Saudite është ngritur në protesta në Sana kryeqytetin e Jemenit. Hesham Sharaf ministër i jashtëm i qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen duke reaguar ndaj vizitës së Trump në Arabinë Saudite deklaroi; Kjo vizitë duke pasur parasysh situatën ndërkombëtar do të dobësojë sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet për paqe në rajon. Vizita e Trump në Arabinë Saudite është përpjekje për të mbuluar skandalet dhe gabimet e tij brenda dhe jashtë vendit. Sharaf përmendim kontradiktën e Trump në premtimet e tij elektorale dhe veprimet si president dhe tha se gjatë fushatës elektorale Trump ka kritikuar sauditët për ngjarjen e 11 shtatorit dhe Arabinë Saudite e ka cilësuar vend pa demokraci dhe shkelës të të drejtave të njeriut.