Tillerson: Vazhdojmë imponimin e sanksioneve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51470-tillerson_vazhdojmë_imponimin_e_sanksioneve_kundër_iranit
Sekretari amerikan i shtetit theksoi se vendi i tij do të vazhdojë imponimin e sanksioneve kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2017 04:04 Europe/Tirane
  • Tillerson: Vazhdojmë imponimin e sanksioneve kundër Iranit

Sekretari amerikan i shtetit theksoi se vendi i tij do të vazhdojë imponimin e sanksioneve kundër Iranit.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të dielën në një konferencë për shtyp në Riad, edhe një herë përsëriti pretendimet e pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit. Ai duke pretenduar se Irani po vazhdon ndërhyrjen në Jemen, Irak dhe Siri dhe mbështetjen ndaj Hezbullahut të Libanit, deklaroi: "Amerika do të vazhdojë imponimin e sanksioneve kundër Iranit. Irani duhet të heqë dora nga pagimi i pagave për grupet e armatosura në vendet e rajonit". Tillerson me këtë rast shtoi: "Lufta kundër terrorizmit nuk ka lidhje me fenë dhe medhhebet fetare". Nga ana e tij, Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, në këtë konferencë për shtyp tha: "Çdo person që vret një person të huaj, ai është terrorist. Riadi ka besim tek premtimet e presidentit të Amerikës për mbështetjen e përpjekjeve për vendosjen e paqes në rajon. Riadi vlerëson përpjekjet e Donald Trump dhe është i përqendruar në bashkëpunim me Uashingtonin në të gjitha fushat",- shtoi ndër të tjera Adel Xhubejr.