Sionistët të shqetësuar nga marrëveshjet për armatime me Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51480-sionistët_të_shqetësuar_nga_marrëveshjet_për_armatime_me_arabinë_saudite
Ministri i energjisë i regjimit sionist, është shprehur i shqetësuar nga kontratat dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Amerika me Arabinë Saudite në fushën e armatimeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2017 06:51 Europe/Tirane
  • Sionistët të shqetësuar nga marrëveshjet për armatime me Arabinë Saudite

Ministri i energjisë i regjimit sionist, është shprehur i shqetësuar nga kontratat dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Amerika me Arabinë Saudite në fushën e armatimeve.

Uval Shtainitz, ka thënë: Këto kontrata do të krijojnë probleme për izraelin. Arabia Saudite dhe Amerika gjatë vizitës së Donald Trump në Riad kanë nënshkruar kontrata me vlerë 380 miliard dollarë prej të cilave 110 miliard do të përdoren në sektorin e armatimeve. Trump këto kontrata i cilësoi investim i madh për Amerikën. Ndërkohë kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu është shprehur i interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve të këtij regjimi me Arabinë Saudite dhe me vendet e tjera arabe të gjirit Persik me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme paqeje me palestinezët dhe për krijimin e një fronti të gjerë kundër Iranit. Vlen të theksohet se presidenti amerikan pas Arabisë Saudite, do të vizitojë Izraelin.