Shpallet zi kombëtare në Bahrejn
Pas sulmit të forcave të regjimit Al Khalifa, në rajonin Al Diraz dhe pas plagosjes dhe arrestimit të qindra personave në këtë rajon, dijetarët fetarë të Bahrejnit me anë të një dekreti, ditën e mërkurë dhe të enjte e shpallën zi kombëtare në Bahrejn.
Dijetarët fetarë të Bahrejnit në këtë dokument e cilësuan regjimin Al Khalifa përgjegjës për sulmin në Al Diraz dhe ndaj shtëpisë së klerikut të lartë bahrejnas Shejh Isa Kasem si dhe përgjegjës për nxitjen e tensionit dhe trazirave në Bahrejn. Burime nga Bahrejni bëjnë të ditur se gjatë protestave që pasuan dënimin me një vit burg të Shejh Isa Kasem, forcat e regjimit Al Khalifa sulmuan rajonin Al Diraz dhe banesën e këtij kleriku të madh fetar dhe gjatë këtij sulmi pesë persona u vranë, mbi dyqind u plagosën dhe mbi treqind u arrestuan. Megjithatë, protestat popullore janë zgjeruar edhe në rajone të tjera të Bahrejnit, ku mijëra qytetarë bahrejnas kanë shprehur përkrahjen për Shejh Isa Kasem dhe kanë përkrahur protestën e popullit të rajonit Al Diraz. Një burim në Ministrinë e jashtëm të Arabisë saudite bëri të ditur se ky vend i ka përkrahur sulmet e forcave të sigurisë në rajonin Al Diraz dhe ka shtuar se siguria dhe stabiliteti i Bahrejnit është pjesë e pandarë e sigurisë dhe stabilitetit të Arabisë Saudite. Ndërkohë grupet opozitare bahrejnase deklaruan se ajo që po ndodh në Bahrejn është pasoja e parë e takimit të presidentit amerikan Donald Trump me krerët e vendeve arabe në Rijad.