Arroganca e regjimit Al Khalifa kundrejt sheik Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51696-arroganca_e_regjimit_al_khalifa_kundrejt_sheik_isa_kasem
Regjimi Al Khalifa i mbështetur dhe mbrojtur nga Arabia Saudite dhe nga Amerika, synon të dëbojë dhe internojë klerikun e madh të shiitëve të Bahrejnit, d.m.th. sheik Isa Kasem. Në rast se regjimi Al Khalifa realizon këtë qëllim, atëherë kjo do të dyfishojë irritimin e popullit bahrejnas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 25, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Arroganca e regjimit Al Khalifa kundrejt sheik Isa Kasem

Regjimi Al Khalifa i mbështetur dhe mbrojtur nga Arabia Saudite dhe nga Amerika, synon të dëbojë dhe internojë klerikun e madh të shiitëve të Bahrejnit, d.m.th. sheik Isa Kasem. Në rast se regjimi Al Khalifa realizon këtë qëllim, atëherë kjo do të dyfishojë irritimin e popullit bahrejnas.

Veprimet gjyqësore dhe më pas ato ushtarake të regjimit Al Khalifa kundër sheik Isa Kasem, prej së dielës së kaluar kanë hyrë në një fazë të re. Pas deklarimit të verdiktit për këtë klerik revolucionar bahrejnas dhe pas sulmit të forcave bahrejnase dhe saudite në rajonin Deraz të Manamasë ku ata rrethuan shtëpinë e sheik Isa Kasem, regjimi Al Khalifa ka thurur planin për internimin e sheik Isa Kasem. Kanali televiziv libanez Mejadin shkruan se Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut është shprehur kundër kërkesës së Bahrejnit për internimin e sheik Isa Kasem në Irak. Sipas këtij televizioni, disa ditë më parë një prej ndërmjetësuesve të qeverisë së Bahrejnit i ka parashtruar një kërkesë kryeministrit të Irakut Hejdar Ebadi, ku kërkohet që Iraku të pranojë internimin e sheik Isa Kasem në qytetin Naxhaf të Irakut. Njëkohësisht me përpjekjet e regjimit Al Khalifa për internimin e sheik Isa Kasem, në Bahrejn janë shtuar shumë protestat popullore dhe klerikët fetarë të Bahrejnit kanë dalë në mbrojtje dhe mbështetje të sheik Isa Kasem duke e shpallur të mërkurën dhe të enjten si ditë zie publike. Në deklaratën e lëshuar prej klerikëve bahrejnas, thuhet se që nga koha e sulmit të forcave bahrejnase në shtëpinë e Isa Kasem dhe pas ndërprerjes së lidhjeve dhe komunikimeve të tij me të tjerët, nuk është dhënë asnjë lajm mbi fatin e këtij kleriku të njohur. Sheik Mejtham Selman, kreu i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn ka thënë se fati i sheik Isa Kasem është i panjohur për botën. Kjo gjendje është krijuar pas sulmit të forcave të sigurimit ndaj shtëpisë së tij, të cilët nuk i kanë kushtuar aspak vëmendje gjendjes shëndetësore, pozitës fetare dhe pozitës kombëtare të sheik Isa Kasem. Siç vuri në dukje kreu i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn, rajoni Deraz ku banon sheik Isa Kasem, prej ditës së martë mbahet i rrethuar dhe i kontrolluar rreptësisht nga forcat e sigurimit ndërkohë që i gjithë rajoni është i rrethuar me tela me gjemba. Pas verdiktit të gjykatës bahrejnase e cila dënoi sheik Isa Kasem me një vit arrest shtëpiak dhe me konfiskimin e pasurive dhe kapitaleve të tij dhe pas protestave popullore për këtë rast, forcat e sigurimit në Bahrejn sulmuan rajonin Deraz dhe shtëpinë e sheik Isa Kasem duke lënë të vrarë 6 persona, plagosur 200 të tjerë dhe arrestuar 300 protestues.