Armë amerikane dhe izraelite në Homs
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51744-armë_amerikane_dhe_izraelite_në_homs
Njësitë e xhenios të ushtrisë siriane njoftuan se kanë gjetur armë të prodhimit amerikan dhe izraelit në rajonin e çliruar Al Vaer në qytetin Homs.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2017 17:28 Europe/Tirane
  • Armë amerikane dhe izraelite në Homs

Njësitë e xhenios të ushtrisë siriane njoftuan se kanë gjetur armë të prodhimit amerikan dhe izraelit në rajonin e çliruar Al Vaer në qytetin Homs.

Këto njësi, gjatë operacionit të spastrimit të bazave të terroristëve në rajonin Al Vaer në perëndim të Sirisë kanë gjetur dhe konfiskuar dhjetëra raketa të prodhuara në SHBA dhe predha mortaje të prodhuara në Izrael. Gjithashtu, janë zbuluar një sasi bombash të prodhuara në Izrael, shtretër për lëshimin e raketave, armë automatike dhe municione. Të mërkurën, forcat e ushtrisë siriane, pas çlirimit të rajonit Al Vaer në Homs nga pushtimi i terroristëve, zbuluan një kamion të mbushur me eksploziv, një fabrikë për prodhimin e bombave dhe një fabrikë për prodhimin e lëndëve kimike.