Protestuesit në Bahrejn, sfiduan paralajmërimet e regjimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51746-protestuesit_në_bahrejn_sfiduan_paralajmërimet_e_regjimit
Protestuesit në Bahrejn kanë sfiduar paralajmërimin e regjimit Al Khalifa kundër mbajtjes së tubimeve publike dhe qëndruan në rrugë në një shfaqje të zemërimit kundër goditjes së përgjakshme të regjimit ndaj popullit të rajonit Diraz dhe ndaj shtëpisë së klerikut të shquar shiit Sheikh Isa Kasem.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2017 17:44 Europe/Tirane
  • Protestuesit në Bahrejn, sfiduan paralajmërimet e regjimit

Protestuesit në Bahrejn kanë sfiduar paralajmërimin e regjimit Al Khalifa kundër mbajtjes së tubimeve publike dhe qëndruan në rrugë në një shfaqje të zemërimit kundër goditjes së përgjakshme të regjimit ndaj popullit të rajonit Diraz dhe ndaj shtëpisë së klerikut të shquar shiit Sheikh Isa Kasem.

Mijëra protestues behrejnas përfshi edhe gratë dhe fëmijët, mbajtën protesta paqësore kundër regjimit Al Khalifa, ndërsa forcat e regjimit qëlluan me gaz lotsjellës demonstruesit. Protestat u kryen megjithë një deklaratë të së mërkurës nga Ministria e Brendshme e Bahrejnit, e cila paralajmëroi kundër "çdo tubimi apo nxitje" për të protestuar. Paralajmërimi u lëshua një ditë pasi policia sulmoi shtëpinë e Sheikh Kasemit, duke vrarë të paktën gjashtë demonstrues, duke plagosur dhjetëra si dhe arrestuan mbi 280 vetë. Vala e re e protestave kundër regjimit filloi më 21 maj, kur një gjykatë e Bahrejnit dënoi Sheikh Kasem me një vit burg dhe e urdhëroi atë të paguante një gjobë 265.266 dollarë. Nga ana tjetër, Amnesty International ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi përdorimin e "forcës së tepruar" nga regjimi Al Khalifa ndaj protestuesve në Diraz, duke theksuar se ky rajon ka qenë nën rrethim për më shumë se 11 muaj. Organizata e të Drejtave të Njeriut (HRW) me bazë në Nju Jork i ka kërkuar gjithashtu administratës së Trump që të dënojë ushtrinë e  Bahrejnit për bastisjen " vdekjeprurëse" në Diraz. "Është veçanërisht alarmante se bastisja vjen vetëm dy ditë pasi presidenti Trump u takua me mbretin e Bahrejnit dhe e siguroi atë se nuk do të ketë asnjë lloj tendosje në marrëdhëniet SHBA-Bahrejn"- tha drejtori i Human Rights Watch, Brian Dooley. "Presidenti Trump duhet të flasë menjëherë kundër këtyre sulmeve dhe të bëjë të qartë se represioni kundër shoqërisë civile do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe" shtoi ai. Në një takim të së dielës me monarkun e Bahrejnit në Arabinë Saudite, Trump tha se Uashingtoni dhe Manama "do të kenë një marrëdhënie konstruktive dhe shumë afatgjatë". Dooley, më tej tha: "Sulmet e fundit ndaj protestuesve paqësorë tregojnë se regjimi i Bahrejnit i mori fjalët e Trumpit si një sinjal për të intensifikuar shtypjen ndaj popullit pa pasur frikë nga kritikat."