Vazhdojnë protestat kundër krimeve të regjimit Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51768-vazhdojnë_protestat_kundër_krimeve_të_regjimit_al_khalifa
Qytetarët e Bahrejnit të enjten në mbrëmje kanë organizuar protesta në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë dënuar sulmin e forcave ushtarake të regjimit Al Khalifa në rajonin Al-Deraz të Manamas ku ndodhet shtëpia e Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2017 04:07 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër krimeve të regjimit Al Khalifa

Qytetarët e Bahrejnit të enjten në mbrëmje kanë organizuar protesta në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë dënuar sulmin e forcave ushtarake të regjimit Al Khalifa në rajonin Al-Deraz të Manamas ku ndodhet shtëpia e Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit AL Khalifa kanë ndërhyrë me dhunë për të shpërndarë protestuesit bahrejnas dhe janë përleshur me ata duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre. Regjimi Al Khalifa të dielën ka dënuar Shejkh Isa Kasem me një vit burg dhe me konfiskimin e pasurive të tij dhe ky  vendim i qeverisë bahrejnase ka ngjallur protesta të gjera qytetare. Forcat e regjimit Al Khalifa të martën përsëri kanë shtypur protestat dhe kanë vrarë disa persona dhe kanë plagosur mbi 280 protestues. Organizata Amnisty International të enjten pas këtij krimi të regjimit Al Khalifa, ka deklaruar se forcat e regjimit Al Khalifa kanë përdorur dhunë kundër protestave të zhvilluara në mënyrë paqësore ditën e martë. Amnisty International në raportin e saj ka thënë se gjatë kësaj dhune të regjimit Al Khalifa të ushtruar kundër protestuesve ditën e martë,  janë vrarë pesë persona dhe janë plagosur me qindra të tjerë.