Hezbullahu i Libanit dënon sulmin terrorist në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i51830-hezbullahu_i_libanit_dënon_sulmin_terrorist_në_egjipt
Rezistenca Islamike Libaneze (Hezbullah) dënoi sulmin terrorist kundër të krishterëve në provincën Al-Monia në jug të Egjiptit dhe kërkoi nga qarqet ndërkombëtare që të merren masa për t'u dhënë fund këtyre krimeve çnjerëzore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 27, 2017 04:08 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i Libanit dënon sulmin terrorist në Egjipt

Rezistenca Islamike Libaneze (Hezbullah) dënoi sulmin terrorist kundër të krishterëve në provincën Al-Monia në jug të Egjiptit dhe kërkoi nga qarqet ndërkombëtare që të merren masa për t'u dhënë fund këtyre krimeve çnjerëzore.

Ditën e premte 10 persona të armatosur sulmuan dy autobus që transportonin të krishterët në provincën Al-Monia të Egjiptit ku si pasojë u vranë 28 persona dhe u plagosen mbi 25 persona të tjerë. Faqja informative Al-Ahd njoftoi se Hezbullahu i Libanit me anë të një deklarate reagoi ndaj këtij sulmi terrorist dhe deklaroi: "Sulmi terrorist ndaj të krishterëve në provincën Al-Monia të Egjiptit, është një krim tjetër i kryer nga grupet vrasëse të cilat nuk kanë kurrfarë ndjenja njerëzore. Në këtë deklaratë thuhet: "Hezbullahu i Libanit kërkon marrjen e masave serioze dhe të sinqerta nga qarqet ndërkombëtare kundër terrorizmit në mënyrë që bota të mos zhytet në humnerën e krijuar nga terroristët.