Çlirohet baza ushtarake në Sanxhar në perëndim të provincës Ninva
(last modified Sat, 27 May 2017 06:55:05 GMT )
May 27, 2017 08:55 Europe/Tirane
  • Çlirohet baza ushtarake në Sanxhar në perëndim të provincës Ninva

Forcat vullnetare popullore të Irakut Hashd Sha'bi të premten në vazhdim të operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të provincës Ninva në veri të Irakut, kanë çliruar bazën ushtarake të Sanxharit nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. 

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjatë betejës së forcave vullnetare popullore të Irakut me terroristët e ISIS për çlirimin e kësaj baze strategjike të rëndësishme, janë vrarë me dhjetëra terrorist ISIS dhe janë shkatërruar shumë pajisje luftarake të terroristëve. Forcat vullnetare Hashd Sha'bi menjëherë pas çlirimit të kësaj zone, kanë filluar spastrimin e terrenit nga bombat dhe mjetet eksplozive të vendosura nga terroristët në këtë rajon.

Tags