Ushtria siriane asgjëson një sulm të ISIS në Dejr Al-Zur
May 28, 2017 10:06 Europe/Tirane
Burimet informative të Sirisë njoftuan se ushtria e Sirisë ka asgjësuar një sulm të terroristëve të ISIS në Dejr Al-Zur dhe ka vazhduar avancimet e saj në rrethinën e Alepos dhe në Suvejda.
Burimet siriane kanë thënë se ushtria e Sirisë në Dejr Al-Zur ka asgjësuar sulmin e grupit terrorist ISIS në rajonin Tel Boruk dhe ka shkatërruar pajisjet luftarake të terroristëve të ISIS. Ushtria e Sirisë në rajonin Al-Mekaber ka vrarë gjithashtu edhe dhjetëra terroristë . Njësitë e ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar avancimin edhe në disa rajone të Suvejdas.
Tags