Vazhdojnë protestat e qytetarëve bahrejnas kundër regjimit Al Khalifa
Burimet informative kanë bërë të ditur se në protestat e ditës së diele në mbrëmje, qytetarët bahrejnas kanë protestuar kundër regjimit Al Khalifa dhe kanë bllokuar urën kryesore mes qytetit Isa dhe Manamasë.
Rrjeti informativ Al-Lu'lu'e i Bahrejnit njofton se që nga e marta e javës së kaluar pas sulmit të forcave të regjimit Al Khalifa kundër protestuesve dhe grevistëve paqësorë përkrahës të Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur të këtij vendi, ku si pasojë u vrarë pesë persona dhe u plagosen mbi 100 të tjerë, Bahrejni u përfshi nga një valë e re e protestave kundër regjimit Al Khalifa. Ndërkohë familjet e viktimave bahrejnase përsëri kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë theksuar se dënojnë këto krime të këqija të regjimit Al Khalifa të cilat janë në kundërshtim me të gjitha normat dhe standardet fetare, juridike dhe njerëzore kurse insistojnë akoma në kthimin e kufomave dhe varrosjen e tyre në vendin që ato vet e caktojnë. Ndërkohë që Ministria e Brendshme e Bahrejnit të dielën ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka deklaruar se trupat e të vrarëve janë varrosur të premten pa kurrfarë rituali fetar dhe pa praninë e familjarëve.