Rrëzohet droni spiunë saudit në perëndim të Jemenit
May 30, 2017 15:14 Europe/Tirane
Burime ushtarake kanë bërë të ditur lajmin për rrëzimin e një droni spiun të Arabisë Saudite nga ana e forcave jemenase në perëndim të Jemenit.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, forcat ushtarake dhe komitetet popullore të Jemenit, të martën kanë rrëzuar një dron spiun saudit në afërsi të provincës Haxhe në perëndim të Jemenit. mbrojtja ajrore e ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase më 14 maj të këtij viti kishin rrëzuar një avion pa pilot të Arabisë Saudite në Jemen. Në një sulm raketor të forcave jemenase kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në provincën Taiz dhe në rajonin Nehm, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë.
Tags