Bahrejnasit protestojnë kundër pranisë ushtarake të Amerikës në vendin e tyre
Qershor 03, 2017 11:02 Europe/Tirane
Me qindra bahrejnas ditën e premte janë ngritur në protesta kundër pranisë ushtarake të Amerikës në vendin e tyre.
Protesta u organizua nga lëvizja 14 shkurti. Në këto protesta kanë marrë pjesë me qindra banorë të qytezave Masla dhe Aker në rajonin Deraz në afërsi të Manamasë. Pjesëmarrësit në protesta janë shprehur të vendosur për të vazhduar revolucionin popullor. Më herët Esam Manami një prej krerëve të lëvizjes 14 Shkurti kishte deklaruar se lëvizja rinore 14 shkurti të premten e parë të muajit të bekuar të Ramazanit e ka quajtur dita kombëtare e dëbimit të forcave amerikane nga Bahrejni.
Tags