Qindra studentë sauditë në SHBA i bashkohen ISIS-it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52504-qindra_studentë_sauditë_në_shba_i_bashkohen_isis_it
Qendra Studimore për Lindjen e Mesme në Uashington bëri të ditur se në vitin 2014, mbi 400 studentë sauditë dhe dhjetëra studentë kuvajtianë kanë braktisur studimet në SHBA dhe i janë bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2017 12:39 Europe/Tirane
  • Qindra studentë sauditë në SHBA i bashkohen ISIS-it

Qendra Studimore për Lindjen e Mesme në Uashington bëri të ditur se në vitin 2014, mbi 400 studentë sauditë dhe dhjetëra studentë kuvajtianë kanë braktisur studimet në SHBA dhe i janë bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.

Në raportin e saj, Qendra Studimore për Lindjen e Mesme me seli në Uashington, paraqet edhe fotot dhe emrat e studentëve sauditë dhe kuvajtianë. Në raport theksohet se që nga koha e sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, mbi 15 mijë shtetas sauditë u janë bashkuar grupeve terroriste si Al Kaida dhe ISIS. Qendra Studimore për Lindjen e Mesme raporton se cështja e dërgimit të forcave, përkrahjes financiare dhe e mbikëqyrjes së udhëtimeve të studentëve që i janë bashkuar ISIS-it, është ndjekur nga zyrtarët e lartë sauditë si princi trashëgimtar Muhamed bin Najef, ministri i jashtëm saudit Adel al-Xhubeir dhe sekretari i parë i ambasadës së Arabisë Saudite në Uashington, Khaled Abdurrahman al-Dajel. Raporti thekson se funksionarët e sigurisë në SHBA i kanë mbyllur sytë për shkak të petrodollarëve sauditë dhe asnjëherë nuk e kanë ndjekur dosjen e këtyre studentëve. Grupi terrorist ISIS, me ndihmën e disa shteteve arabe dhe perëndimore si Arabia Saudite dhe SHBA, ka shkaktuar kriza të rënda në Siri dhe Irak duke kryer krimet më barbare ndaj popujve të këtyre vendeve.