Politika e Arabisë Saudite, tensione për tu larguar nga realiteti
Arabia Saudite me anë të një deklarate njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve të saj me Katarin dhe ka përsëritur pretendimet dhe akuzat e saj kundër Republikës Islamike të Iranit. Në këtë deklaratë Arabia Saudite akuzon Katarin për mbështetjen e grupeve në provincat lindore të Arabisë Saudite dhe në Bahrejn.
Kjo deklaratë, këto grupe i quan terroristë të mbështetur nga Irani dhe pretendon se këto grupe duan të dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin në Arabinë Saudite. Bahrejni, EBA dhe Egjipti gjithashtu kanë deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të tyre me Katarin duke e akuzuar këtë vend për mbështetjen e terrorizmit dhe ndërhyrje në çështjet e sigurisë së brendshme të tyre. Arabia Saudite për të akuzuar Katarin ka përdorur shprehjen e ndërhyrjes së Katarit në Bahrejn një vend mik i Arabisë Saudite i cili po përballet me sulmet dhe veprimet e grupeve terroriste të mbështetur nga Katari. Tensionet u përshkallëzuan midis Riadit dhe Dohas pas vizitës së Trump, për shkak të një artikulli në agjencinë shtetërore të lajmeve të Katarit, në të cilën emiri kritikoi SHBA-në, Arabinë Saudite dhe shtetet e varura prej tyre për përpjekjen për të nxitur tensionet me "fuqinë islame" Iranin. Mediat saudite akuzuan Katarin se kishte "tradhtuar" vendet e tjera arabe veçanërisht në një kohë kur ata kishin tentuar të bënin një demonstrim të "unitetit" kundër Iranit. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, të cilat janë në një pozicion të brishtë përballë një vendi të vogël, nuk kanë rrugë tjetër përveç demokratizimit brenda tyre dhe dialogut në rajon. Arabia Saudite ka nisur konfrontimin me katarin edhe nga aspekti mediatik. Gazeta saudite "Al-Rriad" ka parashikuar se pas ndodhjes së pesë grusht shteteve në Katar që nga vitit 1971 deri në vitin 2013, në këtë vend pritet të ndodhë edhe grusht shteti i gjashtë. Gazeta saudite "Al-Riad" në një raport të saj ka shkruar se kanë kaluar katër vite të sundimit të Sheik Tamim bin Hamd Ale Thani, emirit të Katarit, dhe ai nuk ka arritur të gjejë akoma asnjë mik dhe aleat të fortë dhe përkundër kësaj, ai ka krijuar shumë armiq për vete. Kjo gazetë saudite në vazhdim ka shkruar: "Kërcënimi i parë me të cilin përballet emiri i Katarit konsiderohet familja e Ahmed bin Ali, sepse kjo familje e konsideron veten autoritet kryesor dhe legjitim për sundimin e Katarit, prandaj po mendon për hakmarrje ndaj emirit aktual të Katarit". Vlen të theksohet se pas vizitës së fundit të presidentit amerikan në Riad, janë shtuar në masë të madhe mosmarrëveshjet mes Katarit dhe Arabisë Saudite. Megjithatë duhet thënë se rrënjët e këtyre kontradiktave duhen kërkuar në planet e reja të thurura nga Amerika dhe Izraelit dhe të zbatuara me rolin e Arabisë Saudite.