Bisedime disa orësh të emirit të Kuvajtit në Arabinë Saudite
Sheik Sabah Ahmed Al-Xhabir Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, të martën ka shkuar në qytetin Xheda dhe është takuam me Selman bin Abdulaziz, mbretin e Arabisë Saudite me të cilin ka biseduar në lidhje me krizën politike dhe diplomatike të krijuar mes Riadit dhe disa vendeve arabe me Katarin.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sheik Sabah Ahmed Al-Xhabir Al-Sabah pas vizitës disa orësh në Xheda të Arabisë Saudite dhe bisedimeve me funksionarët e lartë të këtij vendi në lidhje me krizën e krijuar me Katarin, është larguar menjëherë nga Arabia Saudite. Në lidhje me detajet dhe rezultatet e takimeve të emirit të Kuvajtit në Arabinë Saudite, nuk është publikuar akoma ndonjë raport. Ndërkohë kanali televiziv Sky News të mërkurën në orët e para të mëngjesit raportoi se autoritetet e Arabisë Saudite pas takimeve me emirin e Kuvajtit, kanë caktuar 10 kushte për rifillimin e marrëdhënieve me Katarin, mirëpo më pas është përgënjeshtruar ky lajm. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Katarit. Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni kanë mbyllur kufijtë detar, tokësor dhe ajror të tyre me Bahrejnin. Tensionet mes këtyre vendeve dhe Katarit kanë filluar një ditë pas vizitës së presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite.