Katari hedh poshtë deklaratën katërpalëshe arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i52796-katari_hedh_poshtë_deklaratën_katërpalëshe_arabe
Qeveria e Katarit ka hedhur poshtë listën e terrorizmit të përpiluar nga Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 09, 2017 12:40 Europe/Tirane
  • Katari hedh poshtë deklaratën katërpalëshe arabe

Qeveria e Katarit ka hedhur poshtë listën e terrorizmit të përpiluar nga Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet.

Këto katër vende me një deklaratë të përbashkët kanë futur në listën terroriste emrat e 12 grupeve dhe 59 personave prej të cilëve 18 janë katariotë. Qeveria e Katarit me një deklaratë zyrtare ka hedhur poshtë këtë listë duke e cilësuar atë të pabazë dhe ka shtuar se qeveria e Dohas në luftën kundër terrorizmit vepron me më shumë seriozitet sesa Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet apo Bahrejni. Ndërkohë një prej funksionarëve të Katarit tha se emiri i këtij vendi nuk ka në plan për të vizituar Uashingtonin. Më herët Donald Trump kishte kërkuar që emiri i Katarit të vizitojë Amerikën.