Ushtria siriane çliron 100 km2 në lindje të Tedmurit (Palmiras)
Forcat e ushtrisë siriane gjatë operacioneve të tyre në provincën Homs (në qendër dhe në perëndim të Sirisë), kanë çliruar një sipërfaqe rreth 100 km2 nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Agjencia e lajmeve SANA të martën njoftoi se ushtria e Sirisë dhe forcat aleate të saj gjatë operacioneve të fundit në provincën Homs, gjithashtu, kanë vrarë dhe plagosur një numër të madh të terroristëve të grupit ISIS. Forcat siriane të hënën kanë rifilluar operacionet e tyre në verilindje të Tedmurit dhe kanë avancuar drejt rajonit Huvejsis në lindje të Homsit. Forcat e ushtrisë së Sirisë në dy ditët e kaluara kanë arritur të marrin nën kontroll shumë zona rreth fushës së gazit Arak në verilindje të qytetit Tedmur (Palmira) duke i spastruar ato tërësisht nga prania e terroristëve të ISIS. Këto operacione të ushtrisë siriane kryhen në kuadër të hapave të para të forcave siriane në drejtim të qytetit Sakhane, si bastion i fundit i terroristëve të ISIS në provincën Homs dhe aktualisht forcat siriane kanë arritur 33 km afër këtij qyteti.