Tora Bora nën kontrollin e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53244-tora_bora_nën_kontrollin_e_isis
Raportimet nga Afganistani bëjnë të ditur se grupi ekstremist Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora, në lindje të Afganistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • Tora Bora nën kontrollin e ISIS

Raportimet nga Afganistani bëjnë të ditur se grupi ekstremist Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora, në lindje të Afganistanit.

Në këtë vend ishte strehuar më parë themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden. Përmes një audio inçizimi të transmetuar në Radion Khilafat, që është radio e terroristëve, u njoftua se pas përleshjeve të ashpra me talebanët, flamuri i ISIS është vënë mbi kompleksin e gjerë të një shpelle në provincën Nangarhar. Burime jo zyrtare kanë thënë se Tora Bora dhe hapësira rreth saj tashmë është nën kontroll të ISIS . Po këto burime kanë thënë se pas disa ditë luftimesh, qindra familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Muxhahid ka thënë grupi i talebanëve ka larguar militantët e Shtetit Islamik nga vendet që ata kishin thënë se kanë pushtuar më herët. Terroristët e Al-Kaidës të udhëhequr nga Osama bin Laden u patën fshehur nëpër shpella në Tora Bora pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-të më 2001, që rrëzoi talebanët nga pushteti në Kabul.